Biografi: Ermira Bashllari

daci > Uncategorized  > Biografi: Ermira Bashllari

Biografi: Ermira Bashllari

Ermira Bashllari është juriste korporatash pranë firmës ligjore Daci & Associates. Ermira është këthyer rishtasi nga Shtetet e Bashkuara ku ka shpenzuar reth 8 vite të jetës së saj dedikuar edukimit dhë karrierës.

Para se të këthehej në Shqipëri ajo ka punuar me projekte të ndryshme pranë disa nga organizatave më të njohura botërisht si janë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe International Rescue Committee me detyra që varionin nga menaxhimi, te konsulenca ligjore për refugjatet dhe azilkërkuesit në qytetin e New York-ut. Karrieren e saj në fushën e ligjeve, Ermira e ka filluar në moshën 24 vjeҫe kur edhe është emëruar si Administratore e Green Consulting Sh.p.k, nje degë e një kompanie të huaj me zyrat qendrore në Sofie të Bullgarisë. Aty ka qenë përgjegjëse për të gjitha detyrimet ligjore që vinin nga kontratat dhe marrëveshjet me firmat e tjera vendase. Më pas, ajo është emëruar Shefe Sektori në Drejtorine Juridike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Kompetencat kryesore të saj konsistonin në kontrollin e ligjshmërisë së kontratave të punës, përfaqësimi i Ministrisë në sëanca gjyqësore, draftimi i projektligjeve dhe marrëveshjeve të ndryshmë. Ajo ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në takimin ndërkombëtar “Disaster Preparedness and Prevention Initiative for South Eastern Europe”.

Ermira ka lindur në qytetin e Korҫës, ku më pas u largua për në Shtetet e Bashkuara për studime. Ajo ka mbaruar studimet Bachelor në degën e Drejtësisë Penale (e njohur nga MASH), nga Lock Haven University of Pennsylvania ne vitin 2009. Me pas, në vitin 2012, ka përfunduar Masterin Ligjor në degën e Të Drejtës ndërkombëtare tregëtare, diplomë e dhënë nga Universiteti i New York Tirana dhe Universiteti i Greenwich në Londër. Në këto dy vite, ajo është njohur më së miri me ligjet për tregëtinë ndërkombëtare dhe ligjet e konkurences. Ne vitin 2014, ajo ka marrë një Certefikatë nga Universiteti i Harvard, Kennedy School of Government në “Emerginig Leader”. Në vitin 2017, është diplomuar me Masterin e dytë Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, nga The New School, në qytetin e New York-ut.

Duke jetuar, punuar dhe studiuar në të dyja, vended e zhvilluara dhe vendet në zhvillim, Ermira është e aftë të kuptoje drejt marrdhëniet ndërkulturore, dhe ka njohuri për të punuar më efikasitet  në zgjidhjen e  situatave  komplekse.