Blog

daci > Blog

Oferta e muajit

Për muajin e fundit të vitit 2017, ne ofrojmë ofertën për një biznesit të ri prej 500 Euro, ofertë e cila përfshin:   Hartimin e aktit të themelimit dhe statutit të shoqërisë. Hartimin e kontratës së qirasë për zyrën e shoqërisë. Aplikimin për regjistrimin fillestar të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Regjistrimin e markës tuaj tregtare. Aplikimin për një person (e vlefshme vetëm për personat me shtetësi të huaj) për leje punë dhe leje qëndrimi. Një orë këshillim falas. ...

Continue reading

Marrëveshja për rastet e pamundësisë së pagesës

Për çështjet tregtare apo për çështjet me karakter financiar të qenësishëm dhe kur ju nuk mundeni të përballoni shpenzimet, ne ju ofrojmë mundësinë që nëpërmjet një marrëveshje ne të marrim përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për çështjen tuaj dhe në përfundim të çështjes ne do të paguhemi me një pagesë të shprehur në përqindje ndaj asaj çfarë ju përfitoni....

Continue reading

Biografi : Orgesa Daci

Av. MSc. Orgesa DACI Orgesa ka përfunduar studimet bachelor në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2011. Më pas në vitin 2013 ka përfunduar studimet në programin Master i Shkencave në të “Drejtën Penale", përsëri në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Krahas studimeve të saja, Orgesa ka kryer një seri kursesh kualifikimi në fusha të ndryshme të së drejtës. Karrierën e saj në fushën e Avokatisë, Orgesa e ka nisur fill pas marrjes së titullit Asistent Avokat, duke ushtruar profesionin si asistente ligjore pranë studios së avokatisë “Daci & Associates” në përgatitjen e dokumenteve dhe shkresave të ndryshme, asistencë ligjore në komunikimet...

Continue reading

Biografi: Miljanda Bardhoshi

Miljanda Bardhoshi është diplomuar, në vitin 2017 nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me Master i Shkenave në të Drejtën Civile. Aktualisht po vazhdon studimet bachelor për Finance-Kontabilitet, dhe në të njëjtën kohë po ndjek edhe Shkollën e Avokatisë. Miljanda ka punuar në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për një periudhë të shkurtër kohe si operatore për dixhitalizimin e dosjeve. Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca me tema që lidhen me ligjin e vetingut dhe ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu ka qenë pjesë e disa trajnimeve kombëtare rreth organizimit dhe funksionimit të institucioneve të BE, ku mban edhe një ҫertefikatë....

Continue reading

Biografi: Jordan Daci

Avokat Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI Është diplomuar jurist me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Në tetor 2003 ka përfunduar me sukses studimet për Gradën Shkencore “Master of Arts” për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, diplomë e lëshuar bashkërisht nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Sarajevës dhe i një rrjeti të gjerë universitetesh të mirënjohura ndërkombëtare dhe të mbështetura si program nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Në maj 2010 ka përfunduar studimet për Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave në të Drejtën Publike” në Universitetin e Tiranës me një...

Continue reading