Historia e studios ligjore

daci > Historia e studios ligjore

Ndihmojme  njerëzit të gjejnë drejtësi që prej  vitit 2004

Studio Ligjore “Daci and Associates”,  ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 2004, në përputhje me legjislacionin Shqiptar. Studio zotërohet dhe drejtohet nga Avokat Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI dhe ka arritur marrëveshje bashkëpunimi ose ka marrëdhënie partneriteti me studio ligjore që veprojnë në Kosovë, Maqedoni, Itali, Bosnje e Hercegovinë, Turqi, Suedi, Gjermani, Greqi, Serbi, Mal të zi, Zvicër, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërie e Bashkuar dhe në thuajse shumicën e vendeve të botës.

 

Puna jonë udhëhiqet nga parimi i besnikërisë ndaj klientit, punë e përkushtuar dhe profesionalizëm i shkëlqyer nga ana e punonjësve të studios.

 

Përvoja e shkëlqyer dhe e dallueshme profesionale dhe akademike, njohuritë e shkëlqyera të disa gjuhëve të huaja dhe përvoja ndërkombëtare e punonjësve tanë janë ato çfarë bëjnë dallimin midis studios tonë dhe studiove të tjera që veprojnë në Shqipëri.

 

Përfaqësimi cilësor ligjor është thelbësor për një biznes të suksesshëm. Qëllimi ynë është mundësimi i përfaqësimit ligjor sa më të mirë të mundshëm kundrejt një kostoje të arsyeshme dhe të drejtë për klientët tonë. Një përfaqësim i mirë bëhet vetëm nga avokatët e mirë dhe një studio njihet duke u nisur nga avokatët e saj.

 

Mbrojtja e të drejtave dhe interesave tuaj është më e lehtë kur këshilloheni dhe ndihmoheni nga një avokat profesionist. Kushton më pak këshillimi me një avokat përpara se të merrni një vendim që prek interesat dhe të drejtat tuaja, se sa mbrojtja juaj nga një avokat gjatë procesit gjyqësor. Nga ana tjetër, situata kur ndihmohesh nga një avokat jo profesionist është e njëjtë, madje, ndonjëherë më keq sesa të mos ndihmohesh fare nga një avokat.

 

Fitorja është qëllimi ynë kryesor dhe i vetëm. Studio është themeluar si një studio ligjore e orientuar drejtë rezultateve dhe pranon vetëm një numër rastesh që mund të përballohet nga burimet e studios dhe rrjedhimisht garanton arritjen e rezultateve maksimale. Studio jonë, praktikon një punë ligjore të cilësisë së lartë. Ndryshe nga studiot e tipit të vjetër në Shqipëri, studio punon dhe bashkëpunon me njerëz të rinj, dinamik dhe të diplomuar në universitetet më të famshme të Evropës perëndimore, SHBA, me një biografi dhe me përvojë të shkëlqyer ndërkombëtare dhe kombëtare profesionale dhe akademike. Ndërsa për studiot e tipit të vjetër dhe të ashtuquajtura studio “të mëdha” shqetësimi kryesore është fatura që ju do të paguani, shqetësimi ynë kryesor është të fitojmë çdo rast.

 

Studio Ligjore “Daci and Associates”, është gjithçka ju keni nevojë për të bërë biznesin tuaj më konkurrent, për të lehtësuar transaksionet tuaj të biznesit dhe personale si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tuaja.

 

Këto janë disa nga arsyet përse ju duhet të zgjidhni Studion Ligjore “Daci and Associates”, për t’u ndihmuar ju!

 

Prandaj, nëse keni nevojë për ekspertizën e studios tonë ose keni ndonjë pyetje rreth saj, kaloni edhe pak më shumë kohë duke vizituar këtë faqe dhe pastaj na telefononi ose na shkruani nëpërmjet postës elektronike. Ne jemi të gatshëm dhe profesionalisht të mundshëm t’ju kushtojmë problemeve tuaja ligjore vëmendjen e duhur dhe nëse firma jonë nuk mund t’ju ndihmojë ju, ne do t’ju rekomandojmë një studio që mundet. Ky është një zotim i yni.

Drejtësia është dëshira e pandryshueshme dhe e përjetshme për t’i dhënë secilit atë që i takon!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn