Si punojmë?

daci > Si punojmë?

Angazhimi ndaj klientit

Një ndër qëllimet kryesore të studios tonë është të kuptuarit dhe identifikimi sa më i mirë dhe i plotë i problemeve të klientëve gjatë gjithë kohës. Ne ndajmë me klientët tonë të njëjtin kuptim për rëndësinë e suksesit të biznesit të tyre ashtu sikurse bëjnë drejtuesit e tyre. Ne e masim suksesin tonë me atë të klientëve dhe misionit tonë për t’i ndihmuar ato. Ne vazhdimisht kujdesemi për mundësi biznesit dhe rritje për klientët tonë jashtë angazhimit specifik për raste të caktuara. Ne e shohim vetën tonë si arkitektë ligjore të rritjes dhe forcimit të biznesit. Studio Ligjore “Daci and Associates”, harton dhe mendon për zgjidhje ligjore për klientët veçanërisht për bizneset në lidhje me legjislacionin tatimor dhe rregullat doganore dhe ka njohuritë e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Ne ndajmë të njëjtin shqetësim dhe urgjencë me klientët tonë. Mënyra jonë e punës është e orientuar drejt zgjidhjes praktike të problemeve. Ne nuk bëjmë thjesht premtime, por ne i mbajmë ato! Kjo është forca që na shtyn të ecim përpara dhe rregulli që na drejton!

E RËNDËSISHME!

Deklaratë për heqjen dorë nga përgjegjësia

Këto materiale janë përgatitur nga Studio Ligjore “Daci and Associates” dhe shërbejnë vetëm për qëllime informimi dhe nuk përbëjnë këshilla ligjore. Ky informacion nuk është hartuar me qëllim krijimit të një marrëdhënie avokat-klient. Përdoruesit e internetit dhe lexuesit e kësaj faqeje nuk duhet të veprojnë mbi bazën e këtij informacioni, pa kërkuar përpara të këshillohen nga një mbrojtës profesionist.

Mos na dërgoni informacion ose dokumente, pa biseduar paraprakisht me një nga punonjësit e studios dhe pa marrë  miratimin e tyre për të dërguar informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm tek ne.

Studio e avokatisë ``Daci and Associates``, që nga viti 2004, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me klientët e saj. Ne kemi përvojë të gjerë në trajtimin me shumë kujdes, me etikë profesionale dhe në përputhje me normat ligjore, të shumë rasteve të ndërlikuara dhe jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin tonë. Ne i vlerësojmë klientët tanë dhe bëjmë maksimumin e mundshëm për t'i mbrojtur ata dhe interesat e tyre sipas legjislacionit në fuqi.

Në studio e avokatisë ``Daci and Associates``, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klientëve tanë dhe për t'u siguruar që ata të marrin zgjidhjen më të mirë të mundshme për çështjet e tyre. Ne do të përpiqemi më së miri për t'ju plotësuar me sukses nevojat ligjore në kohën e duhur dhe t'ju përgjigjemi menjëherë në rastet e jashtëzakonshme, nëse vihemi në dijeni për këtë fakt. Ne ju mirëpresim në studion tonë dhe besojmë fuqimisht, se njohja dhe të kuptuarit e biznesit dhe e qëllimeve tuaja është një investim i rëndësishëm për një marrëdhënie afatgjatë dhe të suksesshme avokat - klient.

SHËRBIM I SHKËLQYER:

Ne u ofrojmë në çdo kohë klientëve tanë shërbime me cilësi të lartë. Objektivi ynë është i nxitur nga përsosmëria në të gjitha fushat që mbulojmë. Avokatet tonë të talentuar dhe stafi profesional janë të angazhuar për të mbrojtur fshehtësinë e klientëve dhe të respektojnë me fanatizëm të gjitha rregullat etike të profesionit ligjor. Ne punojmë shumë për të ofruar shërbimin më të mirë me një kosto të përshtatshme.

 A keni nevojë për shërbim ligjor?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn