Është diplomuar jurist me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës. Në tetor 2003 ka përfunduar me sukses studimet për Gradën Shkencore “Master of Arts” për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, diplomë e lëshuar bashkërisht nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Sarajevës dhe i një rrjeti të gjerë universitetesh të mirënjohura ndërkombëtare dhe të mbështetura si program nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Në maj 2010 ka përfunduar studimet për Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave në të Drejtën Publike” në Universitetin e Tiranës me një vlerësim 99/100. Në mars 2016 ka fituar titullin Akademik “Profesor i Asociuar” në Drejtësi.
Ermira Bashllari është juriste korporatash pranë firmës ligjore Daci & Associates. Ermira është kthyer rishtasi nga Shtetet e Bashkuara ku ka shpenzuar reth 8 vite të jetës së saj dedikuar edukimit dhë karrierës.
Av. MSc. Orgesa DACI Orgesa ka përfunduar studimet bachelor në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2011. Më pas në vitin 2013 ka përfunduar studimet në programin Master i Shkencave në të “Drejtën Penale``, përsëri në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet Bachelor ne Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe është në përfundim të studimeve Master Shkencor në të Drejtën Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Zotëron në nivel profesional gjuhën Angleze dhe Italiane dhe ka njohuri të mira të gjuhës Gjermane.