a

Twitter

Facebook

LinkedIn

Instagram

© Copyright 2019 Firma ligjore “Daci and Associates”. Të gjitha të drejtat e rezervuara

8:00 - 16:30

Orarët tona të punës Hën. - Pre.

+355 69 401 0577

Na kontaktoni tani për rastin tuaj

Search
Menu

Mbrojtja e të drejtave dhe interesave tuaj është më e lehtë kur këshilloheni dhe ndihmoheni nga një avokat profesionist. Kushton më pak këshillimi me një avokat përpara se të merrni një vendim që prek interesat dhe të drejtat tuaja, sesa mbrojtja juaj nga një avokat gjatë një procesi gjyqësor. Nga ana tjetër, situate kur ndihmohesh nga një avokat jo profesionist është e njëjtë, madje ndonjëherë më keq sesa të mos ndihmohesh fare nga një avokat.

A ju duhet ndihmë për të përfituar një masë sigurie personale më të lehtë se “Arresti në burg” ose për të shmangur qëndrimin në burg?

Këshilla praktike për personat pjesëmarrës në një proces penal
  1. Kushtoni rëndësi maksimale çdo lloj kontakti që mund të kenë më ju, punonjës e policisë, oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët dhe
    komunikimet që ju dërgojnë gjykatat. Kujdesi që ju bëni ose qasja që ju zgjidhni mund të jetë dallimi midis qenies një person i lirë dhe një personi të  ndaluar, arrestuar ose të dënuar me heqje lirie.
  2. Kërkoni të njihemi me arsyet e ndalimit ose arrestimit, por në asnjë rast mos pranoni të flisni dhe të jepni asnjë shpjegim pa u konsultuar më parë me një avokat.
  3. Kërkoni një kopje të letrës tuaj të të drejtave dhe kërkoni që të lejoheni që ta mbani atë gjithmonë me vete.
  4. Mos flisni për çështjen tuaj dhe as për rrethanat në të cilat ndodheni etj, me asnjë person që ndodhen në një ambient me ju edhe nëse i njihni apo i keni të afërm, pasi biseda juaj mund të regjistrohet dhe të përdoret kundër jush.
  5. Merrni kontakte menjëherë dhe nëse nuk ju lejohet, insistoni që të keni kontakt pa asnjë vonesë me një avokat të cilin dëshironi ta emëroni
    mbrojtësin tuaj.
  6. Kërkoni të njoftohet familja juaj apo ndonjë person tjetër i afërm përfshi ambasadën e vendit tuaj nëse dëshironi një gjë të tillë.
  7. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje apo ndjeheni keq, vëreni në dukje menjëherë dhe vazhdimisht këtë fakt dhe kërkoni të ndihmoheni nga një
    mjek i kualifikuar.
  8. Ruani qetësinë dhe mos u përfshini në zënka me personat e tjerë dhe as me përfaqësuesit e policisë ose organeve të hetimit.
  9. Mos pranoni të nënshkruani apo të shkruani asgjë që ju vihet përpara nga  cilido qoftë ai dhe pavarësisht asaj që ju premtohet, pa u menduar dhe pa u konsultuar më parë me një avokat.
  10. Mos pranoni t’i nënshtroheni asnjë lloj procedure, analize apo vizite mjekësore (përveçse kur është urgjencë mjekësore) etj, pa vënë në dijeni paraprakisht avokatin dhe pa qenë ai i pranishëm nëse ligji e parashikon një gjë të tillë dhe nëse avokati nuk ju sqaron paraprakisht që prania e tij nuk  lejohet nga ligji. Në parim, s’ka asnjë situatë të mundshme për të cilën ligji ndalon pjesëmarrjen e avokatit tuaj, madje prania e tij është kusht për vlefshmërinë e veprimeve përkatëse.
  11. Nëse ju propozohet një marrëveshje ose marrja e statusit të bashkëpunëtorit  të drejtësisë, kërkoni pak kohë që të konsultoheni paraprakisht me avokatin tuaj.
  12. Mos pranoni të flisni me përfaqësues të medias dhe as me persona të tretë të tjerë për çështjen dhe personin tuaj, pra u konsultuar paraprakisht me  avokatin sepse mund të ketë pasoja shumë negative për zgjidhjen e çështjes në favorin tuaj.
Kontakti juaj me një avokat

Kur të kontaktoni me një avokat dhe të zhvilloni bisedën e parë mbani parasysh
këshillat si vijojnë:

  1. Nëse avokati merr përsipër t’ju mbrojë dhe ju premton rezultate të caktuara pa kërkuar më parë njohjen e materialeve në ngarkim tuaj apo pa biseduar me ju gjerësisht për të mësuar rrethanat e rastit, mos e angazhoni atë avokat sepse nuk ka gjasa të bëjë një përfaqësim profesional dhe dinjitoz.
  2. Nëse avokati ju premton pafajësi të sigurt apo çdo lloj zgjidhje tjetër të sigurt gjasat janë që jeni ose para një avokati i cili po ju gënjen, ose para një avokati të paaftë për të kuptuar seriozitetin e asaj që ju premton ose para një  avokati që mund t’ju kërkojë të bëheni pjesë e ndonjë veprimtarie të dënueshme me ligj. Kjo për arsyen e thjeshtë, se zgjidhja e rasteve bëhet nga gjykata dhe jo nga avokatët dhe askush nuk mund të parashikojë me saktësi absolute rezultatin e një procesi gjyqësor, por vetëm mund të bëjë një  vlerësim të përafërt të rezultatit të tij dhe kjo vetëm pasi të ketë njohur gjithë materialet që përmban dosja e organit të hetimit në ngarkim tuajin.
  3. Përfaqësimi në Gjykatën e Lartë sipas rregullave aktuale lejohet vetëm për avokatët që kanë mbi 10 vjet përvojë pune. Prandaj, kujdesuni ta pyesni avokatin përpara nëse ju jeni të interesuar për një përfaqësim përpara Gjykatës së Lartë ose Gjykatës Kushtetuese.
  4.  Avokatët janë subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ose TVSH, rrjedhimisht fatura juaj duhet të jetë një format zyrtar i kësaj fature ose faturë e miratuar posaçërisht për përdorim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  Vini re, se një faturë tatimore e lëshuar dhe plotësuar rregullisht nuk mund të anulohet.
  5. Në rastet kur ju ofrohet nënshkrimi i një kontrate shërbimi, bëni kujdes ta lexoni atë me vëmendje dhe për gjërat që nuk kuptoni pyeteni avokatin ose ndonjë person tjetër të besueshëm, përpara se ta nënshkruani atë.
  6. Silluni në mirëbesim me avokatin dhe jeni të sinqertë më të. Asnjë avokat nuk mund t’ju ndihmojë sikurse duhet ose mund të prisni ju, nëse ju nuk jeni të sinqertë në lidhje më të gjithë faktet apo rrethanat që lidhen me çështjen tuaj.
JU DHE PROCESI PENAL GJYQËSOR
  1.  Tregoni kujdes higjienës, veshjes dhe paraqitjes tuaj të jashtme duke u larë,  rruar, krehur dhe veshur me seriozitet maksimal përpara çdo seance. Nëse kjo gjë nuk ju bëhet e mundur, ankohuni tek gjykata që personat përgjegjës  në vendin ku ju mbaheni nuk ju lejojnë apo mundësojnë të kujdeseni për veten tuaj.
  2.  Jeni i kujdesshëm dhe dëgjoni me vëmendje gjithçka. Shkruani herë pas herë gjërat që për ju paraqesin interes.
  3. Vini re! Në një sallë gjyqi, avokati është miku juaj i vetëm. Nuk është dhe s’mund të jetë as prokurori dhe as gjykata. Prandaj, mos bini pre e qasjes negative dhe të paligjshme të disa prokurorëve ose gjyqtarëve që kërkojnë t’ju kundërvënë në proces me avokatin tuaj. Kjo gjë është vetëm një sjellje e shëmtuar që ka synim heqjen e vëmendjes tuaj ndaj veprimeve dhe  mosveprimeve të tyre dhe zbatimit korrekt të ligjit.
  4.  Mos ju përgjigjni asnjëherë pyetjeve që ju bëhen dhe mos flisni për asgjë pa u konsultuar më parë me mbrojtësin tuaj. Injoroni çdo premtim për ndihmë ose presion që bëhet me qëllim që ju të veproni ndryshe, sepse gjasat janë që  ato bëhen vetëm që ju të flisni dhe jo që t’ju ndihmojnë me të vërtet.
  5.  Ruani qetësinë dhe mos flisni ose reagoni ndaj fjalëve apo veprimeve të prokurorit, dëshmitarëve apo pjesëmarrësve të tjerë në proces.
  6.  Kur nuk jeni të sigurt që ajo që mund të thoni mund të jetë ose jo në favorin tuaj, më mirë zgjidhni të drejtën për të heshtur.
  7.  Kërkoni një kopje të materialeve që mbrojtësi juaj përgatit për ju, lexojini me kujdes ato dhe vini në dukje mbrojtësit sugjerimet apo mendimet tuaja.
  8.  Flisni gjithmonë kur ju kërkohet për familjen tuaj, sa e rëndësishme është ajo
    për ju dhe sa i shqetësuar ndjeheni ju për atë. Këto elementë zakonisht
    vlerësohen si rrethana lehtësuese.

A keni nevojë për shërbim ligjor?