Drejtësia është dëshira e pandryshueshme dhe e përjetshme për t’i dhënë secilit atë që i takon! Ulpiani
Një ndër qëllimet kryesore të studios tonë është të kuptuarit dhe identifikimi sa më i mirë dhe i plotë i problemeve të klientëve gjatë gjithë kohës.
Ne ndajmë me klientët tonë të njëjtin kuptim për rëndësinë e suksesit të biznesit të tyre ashtu sikurse bëjnë drejtuesit e tyre.
Ne e masim suksesin tonë me atë të klientëve dhe misionit tonë për t’i ndihmuar ato.
Ne vazhdimisht kujdesemi për mundësi biznesit dhe rritje për klientët tonë jashtë angazhimit specifik për raste të caktuara. Ne e shohim vetën tonë si arkitektë ligjore të rritjes dhe forcimit të biznesit.
Studio Ligjore “Daci and Associates”, harton dhe mendon për zgjidhje ligjore për klientët veçanërisht për bizneset në lidhje me legjislacionin tatimor dhe rregullat doganore dhe ka njohuritë e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Ne ndajmë të njëjtin shqetësim dhe urgjencë me klientët tonë.
Mënyra jonë e punës është e orientuar drejt zgjidhjes praktike të problemeve. Ne nuk bëjmë thjesht premtime, por ne i mbajmë ato! Kjo është forca që na shtyn të ecim përpara dhe rregulli që na drejton!
Në këtë pjesë mund të gjeni informacione mbi studime të ndryshme, projekte, artikuj, analiza dhe komente në shtypin e shkruar dhe median elektronike, dalje televizive, intervista, si dhe posaçërisht mbi referatet dhe botimet shkencore etj.