a

Twitter

Facebook

LinkedIn

Instagram

© Copyright 2019 Firma ligjore “Daci and Associates”. Të gjitha të drejtat e rezervuara

8:00 - 16:30

Orarët tona të punës Hën. - Pre.

+355 69 401 0577

Na kontaktoni tani për rastin tuaj

Search
Menu
 

Shërbimet

Profesionalizëm, përkushtim dhe shërbimi shkëlqyer
a

NDIHMOJMË NJERËZIT TË GJEJNË DREJTËSI QË PREJ VITIT

2004

Studio ligjore “Daci and Associates”, ofron kryesisht, por pa u kufizuar, shërbimet në fushat si vijojnë:

Fushat e praktikës

PËRFAQËSIM LIGJOR
SHOQËRITË TREGTARE
TAKSA DHE TATIME

Drejtësia është dëshira e pandryshueshme dhe e përjetshme për t’i dhënë secilit atë që i takon! Ulpiani

ÇËSHTJET E KORPORATAVE
BANKA DHE SIGURIME
KËSHILLIMI LIGJOR

Përfaqësimi cilësor ligjor është thelbësor për një biznes të suksesshëm.

a

SHËRBIMET E OFRUARA

PËRFAQËSIM DHE KËSHILLIM LIGJOR

  • Përfaqësim para gjithë gjykatave shqiptare për çështjet civile.
  • Përfaqësim para gjithë gjykatave shqiptare për çështjet administrative.
  • Përfaqësim para gjithë gjykatave shqiptare për çështjet tregtare.
  • Përfaqësim para gjithë gjykatave shqiptare për çështjet penale.
  • Përfaqësim para gjithë gjykatave shqiptare për çështje gjyqësore të tjera.
  • Përfaqësim përpara Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
  • Përfaqësim përpara Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut.
  • Përfaqësim para gjykatave të huaja dhe gjykatave të huaja të arbitrazhit.
  • Përfaqësim para gjykatave të tjera ndërkombëtare dhe gjykata ndërkombëtare të arbitrazhit.
  • Përfaqësimin dhe këshillim në procedurat administrative.
  • Përfaqësim në procedurat e ndërmjetësimi.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën e hidrokarbureve.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën minerare.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën e ndërtimit.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën e pasurive të paluajtshme.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën e bankave dhe sigurimeve.
  • Përfaqësim dhe këshillim në fushën e të Drejtës së Punës.
  • Përfaqësim dhe këshillim në procedurat e ekzekutimit të detyrimeve në favor të klientit ose nga klienti në favor të palëve të treta.
  • Këshillimi i vazhdueshëm i klientit mbi çështje që prekin atë.

PËRGATITJA E DOKUMENTEVE DHE NDJEKJA E PROCEDURAVE TË NDRYSHME LIGJORE

  • Ndjekjen e procedurave të dëmshpërblimeve nga aksidentet automobilistike.
  • Ndjekjen e procedurave të dëmshpërblimeve nga aksidentet ne punë.
  • Ndjekjen e procedurave të dëmshpërblimeve nga mjekimi i pakujdesshëm.
  • Përgatitjen e ankimeve për procedurat administrative.
  • Krijimin dhe regjistrimin e shoqërive tregtare dhe zyrave të përfaqësimit, si dhe shërbimin “Ready Startup”.
  • Çështjet e tjera të shoqërive tregtare si: transferimin e kapitaleve,kuotave dhe aksioneve.
  • Taksa dhe tatime
  • Regjistrimi i markave dhe të drejtave të autorit dhe veprimet ligjore për mbrojtjen e tyre.
  • Investimet e huaja, çështjet e punësimit të të huajve, lejes së qëndrimit etj.
  • Kontratat e çdo lloji duke përfshirë ato ndërkombëtare.
  • Koncesionet dhe format e tjera si Partneriteti Publik Privat etj.
  • Regjistrimin dhe mbrojtjen e titujve të pronësisë, si dhe veprime të tjera të lidhura me të drejtën e pronësisë.
  • Kontratat e sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe ekzekutimin e kontratave të hipotekave.
  • Caktimin e kufijve mbi pasuritë e paluajtshme.
  • Verifikim dhe ndjekje e procedurave për fshirjen dhe korrigjimin e të dhënave të pasakta në Sistemin e Informacionin Schengen II (SIS II) për ndalimin e qëndrimit në zonën Schengen ose të të dhënave të tjera të pasakta.
  • Ndjekjen e procedurave për heqjen e njoftimeve për ndalim në sistemin e Interpolit për vendime të paligjshme ose kur personi ka fituar statusin e refugjatit sipas konventës së OKB-së.
  • Fusha të tjera.

A ju duhet ndihmë për të përfituar një masë sigurie personale më të lehtë se “Arresti në burg” ose për të shmangur qëndrimin në burg?

Si Punojmë?

Studio e avokatisë ``Daci and Associates``, që nga viti 2004, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me klientët e saj. Ne kemi përvojë të gjerë në trajtimin me shumë kujdes, me etikë profesionale dhe në përputhje me normat ligjore, të shumë rasteve të ndërlikuara dhe jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin tonë. Ne i vlerësojmë klientët tanë dhe bëjmë maksimumin e mundshëm për t'i mbrojtur ata dhe interesat e tyre sipas legjislacionit në fuqi.

Në studio e avokatisë ``Daci and Associates``, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klientëve tanë dhe për t'u siguruar që ata të marrin zgjidhjen më të mirë të mundshme për çështjet e tyre. Ne do të përpiqemi më së miri për t'ju plotësuar me sukses nevojat ligjore në kohën e duhur dhe t'ju përgjigjemi menjëherë në rastet e jashtëzakonshme, nëse vihemi në dijeni për këtë fakt. Ne ju mirëpresim në studion tonë dhe besojmë fuqimisht, se njohja dhe të kuptuarit e biznesit dhe e qëllimeve tuaja është një investim i rëndësishëm për një marrëdhënie afatgjatë dhe të suksesshme avokat - klient.

Ne u ofrojmë në çdo kohë klientëve tanë shërbime me cilësi të lartë. Objektivi ynë është i nxitur nga përsosmëria në të gjitha fushat që mbulojmë. Avokatet tonë të talentuar dhe stafi profesional janë të angazhuar për të mbrojtur fshehtësinë e klientëve dhe të respektojnë me fanatizëm të gjitha rregullat etike të profesionit ligjor. Ne punojmë shumë për të ofruar shërbimin më të mirë me një kosto të përshtatshme.

Angazhimi ndaj klientit

Një ndër qëllimet kryesore të studios tonë është të kuptuarit dhe identifikimi sa më i mirë dhe i plotë i problemeve të klientëve gjatë gjithë kohës.

 

Ne ndajmë me klientët tonë të njëjtin kuptim për rëndësinë e suksesit të biznesit të tyre ashtu sikurse bëjnë drejtuesit e tyre.

 

Ne e masim suksesin tonë me atë të klientëve dhe misionit tonë për t’i ndihmuar ato.

 

Ne vazhdimisht kujdesemi për mundësi biznesit dhe rritje për klientët tonë jashtë angazhimit specifik për raste të caktuara. Ne e shohim vetën tonë si arkitektë ligjore të rritjes dhe forcimit të biznesit.

 

Studio Ligjore “Daci and Associates”, harton dhe mendon për zgjidhje ligjore për klientët veçanërisht për bizneset në lidhje me legjislacionin tatimor dhe rregullat doganore dhe ka njohuritë e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Ne ndajmë të njëjtin shqetësim dhe urgjencë me klientët tonë.

 

Mënyra jonë e punës është e orientuar drejt zgjidhjes praktike të problemeve. Ne nuk bëjmë thjesht premtime, por ne i mbajmë ato! Kjo është forca që na shtyn të ecim përpara dhe rregulli që na drejton!

A keni nevojë për shërbim ligjor?

SUKSESI YNE NË RASTE TË NDRYSHME

Rastet Civile 0
Rastet Penale 0
Rastet Administrative dhe Tregtare 0